Site icon Telegrafi

Mogherini flet për vështirësitë që kaloi Ballkani Perëndimor në 2017

Duke komentuar vitin që lamë pas, shefja e diplomacisë së BE, Federica Mogherini thekson se 2017-a ishte një vit i vit i vështirë për botën, por jo pa momente të mira.

Moghereni shprehet se Ballkani kaloi një vit jo të lehtë. Sipas zyrtares së lartë të unionit, rajoni kaloi edhe kriza të thella politike. Mogherini thekson se vendimet e guximshme dhe puna e madhe e gjithsecilit bënë të mundur zhbllokimin e tyre.

”Nuk ishte një vit i lehtë për Balkanin. I vizitova të gjashtë kryeqytetet e rajonit në disa prej momenteve më të vështira, në disa raste gjatë krizave të thella politike. Sot, falë vendimeve të guximshme dhe punës së madhe që kryem së bashku, këtyre krizave iu është dhënë një drejtim dhe shumica janë zgjidhur.”

Shefja e diplomacisë së BE-së është optimiste për 2018-n.

”Rruga drejt reformave ka rifilluar (pavarësisht se ka shumë punë për të bërë) dhe busulla e integrimit të Bashkimit Evropian po tregon rrugën. Viti 2018 do të jetë një vit thelbësor për konsolidimin dhe bërjen e këtij rrugëtimi të pakthyeshëm. Do të sillte rezultate të rëndësishme jo vetëm për rajonin por edhe për Evropën në tërësi”, thekson ajo./Telegrafi/

Exit mobile version