Site icon Telegrafi

Mogherini flet për takimet në Bruksel, thekson vështirësitë në dialog

Shefja e Politikës së Jashtme të Bashkimit Evropian, Federica Mogherini në një deklaratë për media tha sot se vazhdon të ketë vështirësi në dialogun Kosovë-Serbi.

Mogherini në një deklaratë për media tha se sot në takime të ndara ka takuar presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi dhe atë të Serbisë, Aleksander Vuçiq.

“Kam mbajtur disa raunde bisedimesh bilaterale me të dy presidentët, për të gjitha çështjet në tryezë. Vështirësitë mbeten. Unë besoj në angazhimin e plotë të të dy presidentëve për të vazhduar procesin dhe për të arritur në muajt e ardhshëm një marrëveshje ligjërisht të detyrueshme për një normalizim të plotë të marrëdhënieve, në përputhje me ligjin ndërkombëtar”, tha Mogherini.

Shefja e Politikës së Jashtme të BE-së ka njoftuar po ashtu se do t’i mbledhë liderët në takimin e ardhshëm të dialogut para javës së Ministrave të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuar, për të avancuar me punën në përmbajtjen e marrëveshjes. /Telegrafi/

 

 

 

Exit mobile version