Site icon Telegrafi

Mogherini arrin në Prishtinë, nis takimin me Thaçin

Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Federica Mogherini tanimë ka arritur në Presidencë, ku po zhvillon takimin me presidentin, Hashim Thaçi.

Ajo gjat qëndrimit në Prishtinë do të ketë takime me kryeparlamentarin Veseli e kryeministrin Mustafa.

Përfaqësuesja e Lartë e BE-së do të takohet edhe me udhëheqësit e partive politike.

Ndërsa pas takimeve, ajo do ta vizitojë edhe qytetin e Mitrovicës.

Vizita e Mogherinit në Kosovë, realizohet në kuadër të turneut të saj në Ballkan, e cila më parë ka Vizituar Shkupin, Beogradin dhe Tiranën.

Exit mobile version