Telegrafi

Mogherini pas takimit me Thaçin e Vuçiqin: Përmbahuni nga fjalët dhe veprimet që po bëni

Federica Mogherini, Përfaqësuese e Lartë për Politikë të Jashtme dhe Siguri, pas takimi që pati me Presidentin Hashim Thaçi  dhe Presidentin Aleksandar Vuçiq, ka thënë se BE pret nga Kosova dhe Serbia që të tregojë angazhimin dhe përkushtimin e tyre në lidhje me dialogun.

“Bashkimi Evropian pret që Serbia dhe Kosova të tregojnë përkushtimin dhe angazhimin e tyre ndaj Dialogut, duke pasur parasysh lidhjen e drejtpërdrejtë ndërmjet normalizimit të plotë të marrëdhënieve midis tyre dhe perspektivave konkrete për aspiratat e tyre në BE”, thuhet në njoftimin për media nga zyra e Mogherinit.

Lexo po ashtu Thaçi: Diskursi i Vuçiqit ishte agresiv dhe arrogant

Tutje Mogherini iu ka bërë thirrje dy presidenteve që të sigurojnë një mjedis të favorshëm për dialog dhe të përmbahen nga fjalët, veprimet dhe masat që janë në kundërshtim me normalizimin e marrëdhënieve.

“Në diskutimet e saj me dy presidentët, Federica Mogherini theksoi nevojën që Kosova dhe Serbia të sigurojnë një mjedis të favorshëm për Dialogun dhe të përmbahen nga fjalët, veprimet dhe masat që janë në kundërshtim me frymën e normalizimit”.

Lexo po ashtu Vuçiq: Dialogu vazhdon pasi Prishtina të tërheq vendimin për taksat

Ndërkaq, Mogherini ka treguar se do të mbesin në kontakt për takimin e radhës mes presidentit Thaçi dhe Vuçiq.