Telegrafi

Moggi te Partizani, bënë bujë në mediat evropiane (Foto)

Afrimi i Luciano Moggit te Partizani nuk ka kaluar pa u vënë re në Itali.

Përkundrazi, mediat përtej Adriatikut i kanë kushtuar një hapësirë të konsiderueshme detyrës së re të 79-vjeçarit si këshilltar i presidentit Gazmend Demi.

Të gjitha mediat kryesore nuk lënë pa përmendur faktin që vetëm pak muaj më parë, ish-drejtori i përgjithshëm i Juventusit u përjashtua përjetë nga çdo aktivitet futbollistik për Calciopolin e vitit 2006.

“Gazzetta dello Sport”: “Moggi ia rifillon nga Shqipëria: këshilltar i Partizanit të Tiranës”.Gazzetta

Il Mattino”: “I dënuari Moggi rikthehet në futboll: këshilltar i një klubi shqiptar”.

“Tuttosport”: “Luçiano Moggi, këshilltari i ri i Partizanit të Tiranës”.

“Corriere dello Sport”: “80-vjeçari Moggi ia fillon sërish nga Shqipëria”.“Tuttosport”: “Luçiano Moxhi, këshilltari i ri i Partizanit të Tiranës”.

“Goal.com”: “Moggi rifillon nga Shqipëria: do të jetë këshilltar i Partizanit”.

“Eurosport”: “Moggi e rifillon nga Shqipëria: do të jetë këshilltar i bosit të Partizanit të Tiranës”.

“Calciomercato.it”: “Zyrtare, Moggi punësohet nga Partizani”

“Tuttomercatoweb”: “Moggi kthehet në futboll, është njeriu-merkato i Partizanit”

“SportMediaset”: “Zyrtare, Moggi e rifillon nga Partizani”

“Rai Sport”: “Moggi e rifillon nga Shqipëria. I përjashtuar nga futbolli italian, do të jetë këshilltar i Partizanit”.

“Fox Sports”: “Shqipëri, Luçiano Moggi këshilltari i ri i Partizanit”