Telegrafi

Moggi: Romës i duhet një tjetër Calciopoli për t’u ngritur në tabelë

Të shtunën Giallorossët e shkarkuan trajnerin Zdenek Zeman për shkak të rezultateve të dobëta, ndërsa Moggi ka thënë se drejtorit gjeneral të Romës, Franco Baldini, do t’i hynte në punë një skandal si ai i vitit 2006 që të ngjitej në tabelë.

“Dy vitet e Baldinit në menaxhment kanë qenë tërësisht negative, nga statistikat dhe rezultatet. Rezultatet ishin zhgënjyese, por jo befasuese. Atij i nevojitet një tjetër Calciopoli më shumë se një trajner, për t’iu dhënë mundësia që ta uzurpojë tabelën”, ka deklaruar 75-vjeçari.

Kujtojmë se pas skandalit të vitit 2006, përfituan më së shumti Interi dhe Roma. Ndërkohë që Nerrazzurrët fitonin titullin, Giallorossët ishin konkurrentët kryesorë për Scudetto. /Telegrafi/