Telegrafi

Moggi: Milani ka rihapur garën për Scudetto

Pas turpërimit në Ligën e Kampionëve javë më parë, Milani është rikthyer ndaj Chievos me një gol spektakolar të Seedorfit në çastet e fundit për t’u afruar në vetëm një pikë me Interin.

“Fitorja ndaj Chievos ia ka lejuar Milanit të rihapë garën për titull në Serie A, pasi u eliminua nga Liga e Kampionëve”, tha Moggi.

Ish-drejtori i Juventusit u shpreh dhe për golin e anuluar të Chievos duke thënë se është turp që një gol aq i mirë iu anulua Chievos. /Telegrafi/