Site icon Telegrafi

Moggi: Juventusi gaboi me Ronaldon sepse e pagoi shumë, ua tregoj historitë e Zidanes, Thuram, Buffon e Nedved

Sot është 81-vjeç, por Luciano Moggi mund të tregojë ende si si mund të blihen lojtarët me zgjuarsi dhe si mbyllen marrëveshjet e mëdha.

Në një intervistë për Corriere dello Sport, i pyetur për blerjen e Cristiano Ronaldos, shpjegon se ku ka gabuar Juventusi.

Ai tregon edhe një herë se si Marcelo Salas ia prishi transferimin e Ronaldos, kur ky i fundit ishte 18-vjeç, dhe pastaj shkoi te Manchester United, edhe pse kishte arritur marrëveshjen me Juven.

Cristiano Ronaldo (Getty Images)

“Blerja e Ronaldos është punë e Fiatit. Unë Cristiano Ronaldon e kisha blerë një herë. Ishte 18-vjeç dhe luante te Sporting Lisbona. E pashë dhe mëngjesin tjetër firmosa kontratën”.

“5 miliardë lireta, plus kartonin e Salas, të cilit do t’i jepja edhe një milion për prishje me marrëveshje të kontratës. Por Salas preferoi të shkonte te River Plate, ndërsa Ronaldo u ble nga Manchester United. Në atë kohë Juvja ishte në krizë, nuk kishim asnjë para”.

Cristiano Ronaldon e konsideron blerje të goditur, por drejtuesit e Juventusit, nëse do të ishin treguar më të zgjuar, do të kishin fituar më shumë para.

“Për marketingun është një blerje e jashtëzakonshme. Por unë nuk do të kisha blerë një futbollist 33-vjeçar me këto shifra e aq më tepër pa e shitur Higuainin, një sulmues, që, gjithsesi, të siguron 20 gola në kampionat”.

Cristiano Ronaldo e ka vazhduar karrierën te Juventusi (Foto: Getty Images)

“Vetëm pasi t’i siguroja 50 milionë euro nga Higuain, do të zyrtarizoja blerjen e Ronaldos”.

Për ta kuptuar filozofinë e tij, Moggi tregon historinë e shitjes së Zidane te Reali i Madridit.

“Doni të dini historinë e vërtetë të shitjes së Zinedine Zidane te Real Madridi? Më erdhi miku im, Florentino Perez, dhe më tha: Dua të bëhem presidenti i Realit, nëse them se do të blej Zindane, a mund të bëhet?”.

“ I thashë se mund ta thuash, por nuk e di nëse do ta shes. Ku e kuptova se Perez do të zgjidhej president, shkova në fshehtësi te Cragnoti dhe bleva Nedvedin nga Lazio, ndërsa nga Parma mora dy, Buffon dhe Thuram”.

“Informacionin për Zidane nuk e dinte njeri, ndryshe të tre lojtarët që mora do të kishin kushtuar shumë më tepër. E shita 150 miliadë lireta Zidanen, e dola 145 miliardë me fitim”, tregon Moggi.

Ai ka zbuluar se ende Andre Angnelli e telefon dhe flet për zhvillimet te Juve. /Telegrafi/

Exit mobile version