Telegrafi

Moggi: Juve duhet ta shkarkojë Ferraran

Moggi publikisht e ka përkrahur Ferraran, por nuk mund të shohë ndonjë zgjidhje tjetër të krizës pas humbjes së djeshme ndaj Chievos.

“Tash Ferrara duhet të shkojë pasi është e dukshme se në dhomën e zhveshjeve më nuk e duan atë. Nëse Juventus do të humbasë të shtunën e ardhshme kundër Romës, kriza do të bëhet e pakthyeshme”, ka thënë Moggi.

“Vetëm Diego dhe Melo që ishin dje në fushë, kushtonin sa i gjithë ekipi i Chievos. Ferrara do të paguajë për atë që Alessio Secco ka bërë, pasi ai nuk vendos asgjë. Nuk e di se kush mund ta zëvendësojë Ciron”, ka shtuar më tej italiani./Telegrafi/