Ish-menaxheri i përgjithshëm i Juventusit, Luciano Moggi, beson se Interi është favoriti kryesor për të fituar Scudetton apo titullin e Serie A këtë sezon.
Interi qëndron vetëm dy pikë prapa Napolit në krye të Serie A pas 10 fitoreve dhe asnjë humbjeje në 13 ndeshjet e para.
Megjithatë, sipas ish-menaxherit të përgjithshëm të Juventusit, Moggi, Interi është favoriti kryesor për ta fituar Scudetton.
Moggi e favorizon klubin zikaltër pasi nuk luan këtë sezon në garat evropiane dhe forma e Mauro Icardit i bën ata favorit për titulli këtë sezon.
“E shoh Interin si më favorit se të gjitha ekipet e tjera në këtë Ligë, sepse ata nuk janë në Evropë dhe Spalletti ka ringjallur këtë ekip”, ka thënë fillimisht Moggi për Radio Crc.
“Unë mendoj se Interi është ekipi që mundet ta fitoj titullin sepse ata kanë një sulmues që gjithmonë mund të shënojë”, përfundoi ish-drejtuesi i Juves.
Kjo deklaratë mund të mos iu pëlqej aspak tifozëve të Juventusit, por Moggi ka favorizuar Interi dhe Napolin edhe në ndeshjet derbi ndaj Bianconerëve që luajnë në dy xhirot e ardhshme.
Ndryshe, Moggi ishte për shumë vite drejtues i Juventusit, por i ndanë udhët me Zonjën e Vjetër pas dënimit me pesë vite mos veprim në futboll pas skandalit të njohur Calciopoli, i cili ia mori dy tituj Juventusit dhe i dërgoi në Serie B. /Telegrafi/