Ish-drejtori i Juventusit, Luciano Moggi, ka thënë se Bianconerët janë duke stagnuar në mesfushë.
Claudio Marchisio pritet të kthehet sot në fushë pas një mungese të gjatë.
“Juventust po i mungon personaliteti në mesfushë, që e kishte në vitet e kaluara”.
“Nuk ka më një Pirlo, nuk ka lojtarë që do të jepnin diçka më ekstra për të inkurajuar të tjerët”.
“Na mungon shumë Marchisio në këtë moment. Ai mund t’i jap një impakt pozitiv skuadrës, jo me ndryshime dramatike, por ai mund ta përmirësojë skuadrën”, ka thënë Moggi. /Telegrafi/