Partizani do të ndryshoje trajner dhe kjo është planifikuar prej kohësh.
Starova në njëfarë mënyre e ka pranuar largimin, teksa në një konferencë për shtyp para pak ditëve u shpreh ndër të tjera “Për Milinkoviçin i kam thënë ‘jo’ Demit. Ka trajnerë plot bota”.
Emri i parë vjen, teksa është një italian, sikurse pritej. “Sport Ekspres” shkruan se të kuqve u është sugjeruar për trajner, Giovanni Colella.
Italiani 50-vjeçar ka punuar së fundmi ka punuar te Siena, ndërkohë që më parë ka drejtuar edhe Comon e Renatën.
Kolela ka punuar kryesisht në Lega Pro si dhe me ekipe të rinjsh, ndërkohë që tanimë u takon drejtuesve të Partizanit nëse do përzgjedhin atë për pankinën.