Site icon Telegrafi

Moggi: Do të dëshmoj që Calciopoli nuk ka ekzistuar

Ish-drejtori i Juves do të paraqitet në gjyq të martën në seancën më të re dëgjimore para gjykatës së Calciopolit në Napoli. Moggi dëshiron të dëshmojë se kurrë as ai e as ndonjë klub tjetër nuk ka tentuar të prishë lojën e pastër dhe rregullin e lojës.

“Në gjykatën e Napolit ne do të dalim për të dëshmuar se kurrë nuk ka ekzistuar Calciopoli dhe se ekipet kanë fituar në bazë të vlerave të tyre të treguara në fushë dhe se arbitrit janë njerëz dhe bëjnë gabime. Unë them se të gjithë janë të pafajshëm për arsye se ne telefonoheshim në mënyrë reciproke. Krerët e gjyqtarëve janë ata që kërkonin t’i thërrisnim”, deklaroi Moggi. /Telegrafi/

Exit mobile version