BE-ja dhe SBHA-ja do të vazhdojnë të punojnë bashkë, shkroi në Twitter përfaqësuesja e lartë e BE-së për politikë të jashtme dhe siguri, Federika Mogerini, në reagimin e saj të parë të rezultateve nga zgjedhjet presidenciale amerikane.
“Lidhjet mes BE-së dhe SHBA-së janë më të thella nga çdo ndryshim në politikë”, shtoi ajo.
“Do të vazhdojmë të punojmë bashkë që ta zbulojmë fuqinë e Evropës”, shtoi Mogerini në komentet për fitoren e republikanit Donald Trump në zgjedhjet në SHBA.