Telegrafi

#MoetPartyDay si askund tjetër në botë, Duplex bën historinë në mesin e 433 klubeve të botës (Foto/Video)

Një nga klubet më të mëdha në vend, Duplex Premium, ka pasur një nga netët më të veçanta në kohët e fundit.

Për herë të parë në vendin tonë u mbajt festa e madhe që mbahet në gjithë botën e që njihet si festa e shampanjës Moet & Chandon, që u festua në 433 klube tjera të natës në gjithë botën.

Por, si askund tjetër një natë e veçantë u realizua në një nga këto 433 klubet në gjithë botën, ku në Duplex Premium ishin mijëra të pranishëm në një natë të veçantë.

Me muzikë të përzgjedhur në mënyrë të shkëlqyer, #MoetMoment ishte në nivele botërore në vendin tonë.

Kjo është një tjetër dëshmi se Kosova di të jetë gjithmonë lart në renditje për anën kreative, sidomos për industrinë e argëtimit.

Duplex Premium kishte ekskluzivitetin për këtë ngjarje. /Telegrafi/