Qëllimi i organizimit të Albaniadës është që gjeneratat e reja të njoftohen me sportet dhe lojërat që të parët tanë i kanë luajtur dhe të tërheqë interesimin e turistëve, por edhe kureshtarëve të tjerë nga rajoni dhe bota.
Përderisa në vitin e parë Albaniada, ka pasur për qëllim prezantimin e lojërave tradicionale, ky edicion do të ketë dy elemente kryesore: sportet – në të cilat do të garohet dhe lojërat – të cilat do të interpretohen nga ansamblet. Pra, për dallim nga edicioni i parë do të ketë edhe karakter garues dhe ngjarja do të kulmojë me shpalljen e kampionëve në një numër prej 30 sporteve tradicionale.
Lojërat të cilat do të luhen në kuadër të Albaniadës janë përfshirë pothuajse nga të gjitha trevat shqiptare dhe përafërsisht janë 100 lojëra, ndër më të njohurat prej tyre për publikun janë: rrasash, shejaz, shtizash, kapuças, shpatash etj.
Sportet dhe lojërat të cilat luhen nëpër hapësira të mbyllura do të realizohen nëpër hapësira të tilla të përshtatshme siç janë “Odat”, kurse sportet dhe lojërat që duhet të luhen nëpër hapësira të jashtme do të realizohen në fusha dhe në skena të hapura që gjenden në këtë fshat.
Aplikimi or t’u regjistruar do të bëhet deri më 1 shtator 2013. Aplikimi mund të bëhet përmes telefonit (në: 049 116 536 ose 044 33 33 71) edhe po ashtu përmes faqes së Facebookut, Albaniada. (Ose duke klikuar këtu).