Telegrafi

Modulet e grafitit nga shtypësit inkjet

Kjo e arritur është rezultat i hulumtimit në të cilin shkencëtarët janë munduar të përmirësojnë performancat e moduleve ekzistues elektronik përmes shtypësve inkjet. Në të vërtetë, qysh më herët është vërtetuar se me përdorimin e shtypësve klasik inkjet dhe ngjyrave të posaçme mund të shtypen transistorët standard CMOS, por modulet e këtillë ishin aq të ngadalshëm në praktikë sa që praktikë ishte e pamundur të funksionojnë si kompjuter. Për shkak të kësaj shkencëtarët kanë filluar të përdorin grafitin në ngjyrat që përdoren për shtypjen e moduleve për të marrë performanca dukshëm më të mira.

Rezultatet e para të përdorimit të grafitit për momentin janë premtues, edhe pse tani për tani modulet kanë performanca paksa më të mira nga zgjidhjet ekzistuese. Por shkencëtarët janë mjaftë optimist për sa i përket të ardhmes së kësaj teknologjie, duke thënë se ajo po e shtron rrugën për pajisjet e shtypura, të lakueshëm dhe transparent të bazuar në grafit që mund të vendosen mbi sipërfaqen e dëshiruar.  /Telegrafi/