Organizata e arkitektëve të rinj, “Modul Academy”, të premten do të organizojë, në sheshin e kryeqytetit, aktivitetin e leximit të librave.
“LEXO n’Qytet”, është një kampanjë e cila synon të promovoj leximin, por këtë herë në qytetin më të madh në vend. Ky organizim vjen si një stimulim që të lexohet sa më shumë në hapësira publike; sheshe, parqe, autobus, kafene, stacion; duke u bërë kështu pjesë e traditës së leximit.
Kjo kampanjë ka për qëllim që me datën 09 Qershor 2017, nga ora 15:00 deri ne 16:00, të sjell në sheshin e Prishtinës fytyra publike e qytetar të të gjitha moshave, të cilët do zënë një hapësirë të përshtatshme e do të lexojnë individualisht apo në mënyrë grupore për një orë.
Ju mund të mbështetni kampanjën duke dërguar një video 10-30 sekondëshe, përmes së cilës motivoni qytetarët të i bashkangjitën kampanjës.
Fotot dhe Videot i dërgoni këtu: modul.academy@gmail.com. /Telegrafi/