Telegrafi

Modricit nuk i pëlqen teknologjia: Ky nuk është futboll

Mesfushori i Real Madridit, Luka Modricit, ka shpërthyer pas ndeshjes gjysmëfinale ku skuadra e tij fitoi 2-0.

Atij nuk i ka pëlqyer përdorimi i teknologjisë në fitoren ndaj Club America.

Luka Modric është shprehur kundër përdorimit të teknologjisë për të vendosur për rastet e dyshimta në futboll.

I dyshimtë ishte goli i Cristiano Ronaldos që u pranua me ndihmën e teknologjisë që përcaktoi se portugezi ishte në pozitë të rregullt.

“Është diçka e re, nuk më pëlqen, krijon shumë konfuzion”.

“Shpresoj që përdorimi i saj të mos vazhdojë. Për mua nuk është futboll dhe nuk më pëlqen. Ndjenja e parë nuk është e mirë”, ka thënë Modric.  /Telegrafi/