Mesfushori i Real Madridit, Luka Modric, ka zbuluar momentin që Jose Mourinho pothuajse e kishte bërë me lot sulmuesin Cristiano Ronaldo.
Menaxheri i Tottenham Hotspur ka punuar me sulmuesin e Juventusit, Ronaldo, në Real Madrid dhe në librin e tij të ri, Modric foli për një zënkë mes Ronaldos dhe Mourinhos.
Modric zbuloi se dyshja debatoi me tone të ashpra dhe Ronaldo ishte afër t’i niste vajit nga fjalët e trajnerit portugez.
“Unë u befasova nga reagimi i zemëruar i Mourinhos. Ne po fitonim 2-0 në Kupë, por Ronaldo nuk i ndoqi kundërshtarët me një goditje në sulm dhe Jose ishte zemëruar”, shkruan fillimisht Modric në librin e tij.
“Të dy luftuan me fjalë për një kohë të gjatë në fushë. Në pushim, në zhveshtore, pashë Ronaldon të dëshpëruar, në prag të lotëve. Ai tha, ‘Unë po bëj çmos dhe ai vazhdon të më kritikojë’”.
“Pas kësaj, Mourinho hyri dhe e thirri, duke kërkuar përgjegjësi gjatë lojës”.
“Të dy u nxehen aq shumë sa që vetëm ndërhyrja e shokëve të ekipit parandaloi një luftë të vërtetë mes tyre”, përfundon kroati. /Telegrafi/