Luka Modric është bërë lojtari me më së shumti paraqitje në historinë e ekipit kombëtar të Kroacisë, duke kaluar Darijo Srna.
Mesfushori kroat ka bërë plotë 135 paraqitje për ekipin e tij kombëtar, e që padyshim se kjo është një arritje e madhe për të.
Për të festuar këtë arritje, federata kroate e futbollit krijoi një video të veçantë në të cilën legjenda të ndryshme të futbollit kroat vlerësuan mesfushorin.
Ndërsa skuadra shikonte videon, Modric u emocionua. Kur shokët e tij të skuadrës u ngritën për ta duartrokitur, ai nuk arriti t’i ndalte lotët.
Ata madje e festuan këtë moment historik mbresëlënës me një tortë.
Luka Modric – 135 paraqitje
Darijo Srna – 134 paraqitje
Stipe Pletikosa- 114 paraqitje
Ivan Rakitic – 106 paraqitje
Josip Simunic – 105 paraqitje
Ivica Olic – 104 paraqitje. /Telegrafi/