Telegrafi

Modric “u çmend” me shokët dembelë të skuadrës, Mbappe dhe Vinicius në shënjestër të kritikave

Marca ka raportuar se legjenda e Real Madridit, Luka Modric u acaruar që ishte zëvendësues në ndeshjen kundër Valladolidit.

Ai priste që për shkak të lëndimit të Jude Bellinghamit, më në fund të luante nga minuta e parë, por në fund ishte sërish rezervë për Arda Guler, i cili ka gjysmën e moshës së tij.

Ai ka hyrë në lojë në minutën e 69-të të ndeshjes, por siç shkruan Marca, “nuk ka arritur të lidhë cilësitë e skuadrës së Realit, që ka shumë talent, por i mungon puna”.

“Kjo është veçanërisht e dukshme kur Reali humbet topin. Më pas disa lojtarë dembelë pushojnë së luajturi. Modric ishte i zemëruar me shokët e tij të skuadrës që nuk ndihmuan të gjithë ekipin”.

“Para së gjithash, Mbappen dhe Vinicius”, raporton Marca.

Kujtojmë, Reali fitoi me rezultat 3-0 dhe kështu arriti në fitoren e parë sezonale, pasi në ndeshjen hapëse barazoi me Mallorca, 1-1. /Telegrafi/