Telegrafi

Modric suspendohet me një ndeshje, mungon kundër Valladolidit

Luka Modric është pritur që të suspendohet me dy ndeshje mos lojë pasi mori kartonin e kuq kundër Celta Vigos.

Kroati e kishte shkelur në këmbë një futbollist dhe ishte skuqur drejtpërdrejt me karton të kuq në të 56-në minutë.

Edhe pse rregullat e Federatës së Futbollit të Spanjë thonë se lojtari në këso rastesh duhet të suspendohet me dy ndeshje.

Por, Komisioni Disiplinor ka konstatuar se ndërhyrja e kroatit në thembrën e akilit të kundërshtarit nuk ishte e qëllimtë dhe kjo ka bërë që mos të suspendohet më gjatë se një lojë.

Në këtë formë, Modric do të humb paraqitjen gjatë fundjavës kundër Real Valladolidit, ku president është braziliani, Ronaldo.

Ndryshe, Reali është gjobitur me 350 euro për incidente të vogla në stadium ndërsa Luka do të duhet të paguajë 600 euro për kartonin. /Telegrafi/