Site icon Telegrafi

Modric i shtohet listës së gjatë të lëndimeve te Real Madridi

Real Madridi e ka filluar sezonin 2019/20 në mes të një krize të lëndimeve, ndërsa emri i Luka Modricit tani i shtuar në listën e zgjatjeve të klubit.

Ish-mesfushori i Tottenham Hotspur është diagnostikuar me një dëmtim të muskulit në këmbën e djathtë, megjithëse pritet të ketë një vlerësim të mëtejshëm të bërë në orët apo ditë e ardhshme.

Lëndimin e mesfushorit kroat e ka konfirmuar vet klubi mbretëror me anë të një komunikate të lëshuar në faqet zyrtare.

Lexo po ashtu Dhjetë lëndime në 50 ditë te Reali, trajneri i ri kondicional po shihet si fajtori kryesor

“Pas testeve të kryera sot te lojtari ynë Luka Modric nga departamenti mjekësor i Real Madridit, ai është diagnostikuar me një dëmtim muskulor të aduktorit në këmbën e djathtë”.

“Shërimi i tij do të vazhdojë të vlerësohet”, thuhet në njoftimin e klubit mbretëror.

Modric sigurisht që do të humbasë përplasjen e fundjavës me Levanten dhe mbetet për tu parë nëse ai do të jetë në ndonjë gjendje të kthehet për ndeshjen e Ligës së Kampionëve ndaj Paris Saint-Germain me 18 shtator.

Ai luajti për Kroacinë kundër Azerbajxhanit të hënën, por pas kthimit të tij në kryeqytetin spanjoll ai nuk trajnoi me grupin e plotë, duke u përqendruar vetëm në punën e palestrës. /Telegrafi/

Exit mobile version