Telegrafi

Modric: Shtatë vjet lumturi dhe krenari në familjen e Realit

Para saktësisht shtatë viteve, Luka Modric u bë lojtar i Real Madridit.

Më 27 gusht të vitit 2012, kapiteni kroat arriti në Madrid për 35 milionë euro nga skuadra angleze e Tottenham Hotspur.

Ish-lojtari i Dinamos u shpall nënshtrimi më i madh në sezonin e parë dhe më pas tregoi se sa vlen gjersa deri më tani ka fituar 15 trofe në shtatë vjet, duke përfshirë katër tituj të Kampionatit Evropian, tre me radhë.

Në fund, 33-vjeçari u zgjodh futbollisti më i mirë në botë dhe gjatë ditës së sotme ka folur me këtë rast përmes rrjetet sociale rreth ditës së parë te Los Blancos.

“Fillimi i një udhëtimi të jashtëzakonshëm në klubin më të mirë në botë. Shtatë vjet lumturi dhe krenari në familjen Real Madrid”, ka shkruar Modric.

Ndryshe, futbollisti gjatë afatit kalimtar i verës ka qenë i lidhur me Interin dhe Milanin, por ka mbetur në stadiumin “Santiago Bernabeu”. /Telegrafi/