Site icon Telegrafi

Modric refuzoi dy oferta të mëdha për të qëndruar në Real Madridi, madje ka ulur edhe pagën

Luka Modric ka refuzuar dy oferta për të qëndruar në Real Madrid dhe për të nënshkruar një kontratë të re deri në verën e vitit 2025, shkruan Fabrizio Romano.

Një lajm i ngjashëm është publikuar edhe më herët gjatë ditës së sotme nga Mundo Deportivo, e cila pretendon se Modric do të qëndrojë patjetër te Los Blancos.

Luka Modric ka njoftuar Real Madridin se dëshiron të qëndrojë në klub dhe të nënshkruajë një kontratë të re.

Lexo po ashtu U raportua se do të largohen në verë – Real Madridi i ofron kontrata të reja Kroosit dhe Modricit

Nuk ka të bëjë me rrogën, pasi Modric e ka ndërmend të qëndrojë dhe ka refuzuar dy oferta të mëdha sepse është në pritje të Real Madridit. Tani gjithçka varet nga Reali”, ka shkruar Romano.

 

Mundo Deportivo pretendon se Modric dhe drejtuesit e Real Madridit kanë arritur një marrëveshje verbale për vazhdimin e kontratës edhe për një vit dhe marrëveshja u arrit pas një takimi tre orësh të mbajtur dje në Valdebebas.

Të njëjtin informacion kanë publikuar Onda Madrid dhe Telemadrid, dy media të specializuara për ndjekjen e Real Madridit.

Lexo po ashtu Ancelotti tregon se cilët lojtarë aktualë të Real Madridit mund të bëhen trajnerë në të ardhmen

Siç thonë ata, Modric ka pranuar të sakrifikohet për të qëndruar te Los Blancos, pasi ai deri më tani ka fituar rreth 10 milionë euro neto në sezon, ndërsa tani ka pranuar që ta përgjysmojë pagën. /Telegrafi/ 

Exit mobile version