Telegrafi

Modric refuzoi 20 milionë euro në vit për të qëndruar te Real Madridi

RENOVACION DE LUKA MODRIC

Paratë e lindjes së largët nuk i bëjnë përshtypje Luka Modricit i cili ka refuzuar një ofertë prej 20 milionë euro në vit nga Kina.

Pasi e refuzoi këtë ofertë ai nënshkroi menjëherë kontratën e re me Real Madridin, që do ta lidh kroatin deri në vitin 2020.

Mesfushori nuk ka qenë i pajtimit asnjëherë të largohet drejt Kinës.

Lexo po ashtu Dhjetë perlat që e shndërrojnë Luka Modricin në legjendë të Real Madridit (Video)

Kontrata e re e mban me klubin deri ai të jetë 35 vjeçar, moshë që shumë pak lojtarë të Real Madridit kanë mundur të luajnë.

Lojtari ka fituar gjithçka me Real Madridin prej se u transferua nga Tottenham. /Telegrafi/