Site icon Telegrafi

Modric pas rinovimit të kontratës: Nuk ka asgjë më të mirë se sa të jesh lojtar i Real Madridit

Luka Modric ka vazhduar kontratën me Real Madridin edhe për një vit.

Ai madje ka pranuar edhe ulje page prej 10 për qind, duke shtuar se në këtë klub do t’i bëjë 10 vite si lojtar.

“Kjo do të thotë shumë për mua, më mbush me krenari. Do të thotë se do të jem këtu për 10 vite, gjë që nuk e prisja sepse isha 27 vjeç kur mbërrita dhe kërkesat në këtë klub janë të mëdha dhe se duhet ta meritosh që të qëndrosh”.

“Nuk ka asgjë më të mirë se të jesh lojtar i Real Madrid , të luash në [Santiago] Bernabeu … nuk ka asgjë më të mirë”.

“Të gjithë duan të vijnë këtu dhe unë do të jem këtu për 10 vite”, ka thënë Modric për Real Madrid TV. /Telegrafi/

Exit mobile version