Telegrafi

Modric pas humbjes nga Sociedadi: Faji nuk është i trajnerit, por i lojtarëve

Luka Modric (Foto: Gonzalo Arroyo Moreno/Getty Images/Guliver)

Mesfushori i Real Madridit, Luka Modric, e ka mbrojtur trajnerin Santiago Solari pas humbjes nga Real Sociedadi me rezultat 0-2.

Kroati ka thënë se faji për humbjen nuk është te trajneri, por tek lojtarët.

“Nuk mund të fajësosh trajnerin, ai po bën punë fantastike dhe nuk është ai që nuk po arrin të shënojë gola, apo t’i ndalojë ato”, ka thënë Modric i cituar nga Diario AS.

Luka Modric i dëshpëruar pas golit të dytë të Real Sociedadit në Santiago Bernabeu (Foto: Gonzalo Arroyo Moreno/Getty Images/Guliver)

“Ai po na mban të motivuar, ai ka besim tek ne, por ne duhet t’ia kthejmë edhe më  shumë dhe të vazhdojmë të jemi të koncentruar, sepse po dështojmë shpesh”.

“Kemi krijuar shumë raste për shënim, por kemi dështuar t’i konvertojmë, si lojtarë ne duhet të shikojmë rolin dhe përgjegjësit tona. Është një humbje e dhimbshme, deri te përjashtimi isha i bindur se do të barazonim”.

Lexo po ashtu Interi nuk heqë dorë nga 'ëndrra' Modric

“Është një moment i vështirë, por ne duhet ta përdorim që të jemi të bashkuar dhe të vazhdojmë para”.

“Teknologjia VAR nuk është diçka që ne si lojtarë duhet ta mendojmë, ndoshta është e çuditshme se si nuk morëm penallti, por ky është futbolli”, ka shtuar Modric.

Reali aktualisht në La Liga renditet në vendin e pestë me 30 pikë, në xhiron tjetër do të përballet me Betisin. /Telegrafi/