Site icon Telegrafi

Modric: Nuk e di pse po na shkaktojnë vështirësi ekipet si Kosova

Kroacia nuk ka arritur të triumfojë në ndeshjen e parafundit të kualifikueseve për botërorin “Rusia 2018”.

Kroatët kanë barazuar para shikuesve të vetë në stadiumin zagrebas “Maksimir” me rezultat 1-1.

Ballkanasit e shohin veten në pozitën e dytë me 17 pikë, po aq sa Ukraina në vendin e tretë dhe dy pikë më pak se Islanda në vendin e parë, ndërsa Finlanda renditet në vendin e pestë me tetë pikë.

Luka Modric në dyluftim me Përparim Hetemajn

Kjo ka bërë që të hidhërohet edhe mesfushori më i mirë në botë, Luka Modric, i cili ende nuk po mund të besojë se kanë barazuar me finlandezët.

“Situata është aspak e mirë, megjithëse kemi mundësi për tu kualifikuar në botëror”, ka deklaruar Modric.

Ai ende nuk po mund ta kuptojë se si ekipet si Kosova e Finlanda po ju krijojnë vështirësi.

Lexo po ashtu Kroacia barazon me Finlandën, rrezikon kualifikimin (Video)

“Është e pabesueshme se si po krijojnë vështirësi ekipet si Kosova dhe Finlanda. Është dashur që këto kombëtare t’i mposhtim lehtësisht”, ka theksuar ai.

Kujtojmë se në ndeshjen e fundit të eliminatoreve Kroacia do të jetë mysafire e Ukrainës, ndërsa Islanda do ta pret Kosovën. /Telegrafi/

Exit mobile version