Kapiteni i Kroacisë, Luka Modric ka folur pas ndeshjes së ndërprerë ndaj Kosovës.
Ndeshja në mes të Kosovës dhe Kroacisë e zhvilluar në Zagreb u ndërpre në minutën e 21 pas kushteve të rënduara të fushës pas reshjeve të dendura të shiut.
Rezultati deri atëherë ishte 0-0 dhe Kosova dëshironte të vazhdonte ndeshja, por ashtu nuk mendoi kapiteni i kroatëve Modric.
“Sigurisht që ne nuk dëshiruam që të vazhdojmë ndeshjen, sepse kjo ndeshje është shumë e rëndësishme për ne”, ka thënë fillimisht Modric.
“Unë shpresoj ta zhvillojmë atë në kushte më të mira, kurdo që të jetë”, përfundoi kapiteni i kroatëve. /Telegrafi/