Site icon Telegrafi

Modric i nervozuar pas ndeshjes ndaj Kosovës: FIFA-s nuk i interesojnë lojtarët

Suksesi 1-0 ndaj Kosovës ka vendosur Kroacinë në një pozicion mjaft të favorshëm në grup, pasi kryesojnë me dy pikë diferencë ndaj Ukrainës që është ndjekësi më i afërt.

Por në kampin kroat, tri pikët nuk kanë kaluar mërzinë se janë urdhëruar në mënyrë të papritur nga FIFA që të luanin vazhdimin e ndeshjes që u ndërpre të shtunën në darkë.

Kapiteni Luka Modric, tregoi pas sfidës se situata ishte e papërshtatshme dhe se FIFA kishte dhënë një tjetër shembull se nuk i jepte prioritet lojtarëve.

“Një natë më parë ne na u dha informacioni se ne nuk do të luanim. Sigurisht që pas fjalëve të tilla shkon të flesh më vonë, por në mëngjes u zgjuam si në ushtri. Kjo nuk është mënyra e duhur për të përgatitur ndeshjen e sotme”, shpërtheu Modric pas sfidës, duke shpjeguar se lajmi se do luhej u ishte dhënë në orët e para të mëngjesit.

“FIFA ka treguar se nuk i intereson për lojtarët, për ta është e rëndësishme vetëm që të luhet. Organizimi është shumë i keq. Tani thjesht shpresoj që të mbetemi në kryesim pas të martës dhe të bëjmë maksimumin për të marrë një rezultat pozitiv”, tha lojtari duke iu referuar faktit se skuadra nuk do të kishte kohë për t’u përgatitur për sfidën ndaj Turqisë. /PanoramaSport/

Exit mobile version