Telegrafi

Modric: Ndaj Cityt, ndeshja e karrierës

“Është ndeshje e madhe, ndoshta ndeshja më e madhe që kam luajtur ndonjëherë për shkak se është në lojë Liga e Kampionëve. Ne arritëm një fitore të rëndësishme ndaj Boltonit, City fitoi ndaj Villas dhe ndoshta kjo do të jetë kryendeshja e sezonit. Në fakt, jo ndoshta, por kjo definitivisht është ndeshja e sezonit për të dyja ekipet”.

“Ne kemi luajtur tri herë me Cityn që nga ardhja ime dhe i kemi fituar të gjitha sfidat, duke përfshirë edhe atë prej 3-0 në këtë stadium (Stadiumin e qytetit të Mançesterit). Është ndeshje aq e madhe, saqë mendoj se do të jetë kënaqësi të luaj në të. Ne kemi një ekip të mrekullueshëm me gjithë ata lojtarë kualitativë dhe jam i sigurt se mund të shkojmë atje duke u kthyer me fitore”, përfundoi Modric. /Telegrafi/