Telegrafi

Modric lojtar i United?

The Times ka publikuar një raport të detajuar të qëllimeve të Sir Alex Ferguson në merkaton e kësaj vere, duke parë qartë një ngritje të dëshirës për të shpenzuar.

Kroati Luka Modric dhe anësori i Valencias, David Silva, janë një nga dy caqet e Ferguson për mesfushën e Djajve të Kuq gjatë kësaj vere.

Kolegu i Modric, Gareth Bale, e ka rinovuar kontratën, por duket se të njëjtën gjë nuk do ta bëjë dhe Modric, që pritet ta vlerësojë mirë situatën para se të nënshkruajë një zgjatje të qëndrimit në White Hart Lane. /Telegrafi/