Site icon Telegrafi

Modric kërkon edhe një vit kontratë me Real Madridin

Luka Modric dëshiron të vazhdojë edhe një sezon të luaj me fanellën e Real Madridit.

Marrëveshja e tij aktuale zgjat deri në qershor 2025, por ai shpreson ta zgjasë atë edhe për një vit.

Sipas Fabrizio Romano, prioriteti i Modric është të qëndrojë në klub. Ai nuk po shqyrton opsione të tjera dhe dëshiron të mbetet pjesë e skuadrës.

Dëshira e tij është të qëndrojë në klub dhe të jetë pjesë e skuadrës duke nënshkruar marrëveshje të re deri në qershor 2026.

Zgjedhja e parë dhe opsioni i parë i Modric është gjithmonë Real Madrid.

Mesfushori e di se koha e tij e lojës ka rënë këtë sezon, por ai është ende plotësisht i përkushtuar. Ai vazhdon të jetë një figurë e respektuar në dhomat e zhveshjes.

39-vjeçari ka luajtur në 44 ndeshje me fanellën e Realit në të gjitha garat, derisa ka shënuar katër gola dhe ka asistuar në shtatë të tjerë. /Telegrafi/

Exit mobile version