Telegrafi

Modric i ka zbuluar planet për Interin në bisedë me antarin e MasterChef

Ylli i Real Madridit dhe fituesi i Topit të Artë, Luka Modric, ishte duke e shqyrtuar tarnsferimin te Interi.

Kështu së paku ka zbuluar një emër shumë i njohur, antari i jurisë së Masterchev, Joe Bastianich.

Ka pasur disa raprotime në muajt e fundit se Modric po mendonte që të largohej nga Bernabeu për një sfidë të re në San Siro.

“Unë jam takuar me të verës në Sardenjë dhe e këshillova të shkojë te Interi”.

Luka Modric (Foto: Aitor Alcalde/Getty Images/Guliver)

“Ai më ka zbuluar se po e shqyrtonte idenë e zhvendosjes në Milano”, ka deklaruar Bastianich.

Teksa Real Madridi me sukses bllokoi largimin e kroatit pas Botërorit, është e sigurt se Nerazzurët do ta kontaktojnë sërish në fund të sezonit.

Mediat në Spanjë dhe në Itali raportojnë se Modric ka refuzuar rinovimin e kontratës.

/Telegrafi/