Luka Modric pritet të jetë edhe për disa vite pjesë e klubit të madh spanjolle, Real Madridit, pasi thuhet se ka nënshkruar rinovimin e kontratës.
Mesfushori kroat është në vitin e fundit të kontratës me Los Blancos dhe ka pasur shumë zëra për rinovimin e kontratës osë largimin e tij.
Megjithatë, Modric si duket ka zgjedhur të parën, rinovimin e kontratës dhe tashmë ka arritur marrëveshje.
Është presidenti i Real Madridit, Florenino Perez, i cili ka konfirmuar për mediat spanjolle se Modric ka rënë dakord mbi kushtet për një marrëveshje të re.
Florentino Perez confirms: “Luka Modric has extended his contract with Real Madrid”. 🚨⚪️ #Real https://t.co/RR5K9F1pJp
— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) April 21, 2021
“Modric ka nënshkruar ose më saktë ne kemi arritur një marrëveshje”.
“Me Modric kemi një marrëveshje për ca kohë”, ka thënë Perez për El Larguero. /Telegrafi/