Luka Modric e ka falënderuar idhullin e tij të fëmijërisë, Zvonimir Bobanin, pasi e fitoi çmimin si lojtari më i mirë nga FIFA-s për sezonin 2017/2018, pas një edicioni të madh si me Real Madridin po ashtu edhe me Kroacinë.
Nuk është çmimi i parë individual që ai e fiton, pasi në mbrëmjen e mbajtur edhe nga UEFA, triumfoi ai.
“Është një nder dhe ndjenjë e madhe për të qenë këtu me këtë trofe [çmimin e më të mirit]”, tha fillimisht Modric.
“Gjëja e parë që unë dua të them është urime për [Mohamed] Salahun dhe Cristiano [Ronaldon] për edicionin e tyre’.
“Unë jam i sigurt se në të ardhmen, edhe [Salah dhe Ronaldo] do të keni një shans tjetër [për të fituar këtë çmim]”.
“Ky trofe nuk është vetëm imi, por për të gjithë shokët e ekipit tim nga Real Madridi dhe ata te kombëtarja e Kroacisë, trajnerët e mi dhe familjen time”.
“Unë do të doja të falënderoj ata që votuan për mua”.
“Dëshiroj gjithashtu të falënderoj idhullin tim, kapitenin e ekipit të Kroacisë në vitin 1998 dhe frymëzimin tim të madh, Zvonimir Bobanin, i cili na dha frymëzimin që ne të bëjmë gjëra të mëdha në Rusi”, deklaroi Modric.
The moment 🇭🇷@lukamodric10 was named #TheBest 🙌#Modric #TheBest #FIFAFootballAwards pic.twitter.com/1Dg2evjQI0
— FIFA (@FIFAcom) September 24, 2018
Pas këtyre fjalëve legjenda kroate, Zvonimir Boban u pa me lot në sy.
Ai në fund e falënderoi edhe klubin e tij Real Madridin dhe fansat e klubit. /Telegrafi/