Telegrafi

Modric: Dua të fitoj ende me Realin

Luka Modric ka këmbëngulur se dëshiron të qëndrojë me Real Madridin.

Mesfushori kroat ka fituar tre tituj të Ligës së Kampionëve, duke nxitur të flasë se dëshiron një sfidë të re.

Kroati është ende në qytetin e tij të lindjes, Zadar, ndërsa po përgatitet të kthehet për përgatitjet para sezonit, ku edhe ka shprehur dëshirën e tij për të vazhduar të fitoj trofe me Mbretërit.

“Kur fitoni diçka, një herë, dy herë, tri herë, dhe keni këtë ndjenjë … ju shtyn përsëri përpara”, ka thënë fillimisht Modric.

“Ju doni të fitoni më shumë, dhe gjithnjë e më shumë”.

“Ne jemi në një klub që gjithmonë dëshiron të jetë më i miri, dëshiron të fitojë gjithçka që është e mundur dhe lojtarët kanë të njëjtat mendime”, përfundoi kroati. /Telegrafi/