Mesfushori kroat, Luka Modric ka vazhduar me rekorde, duke e shkruar emrin e tij me shkronja të arta në historinë e Real Madrdit.
Real Madridi fitoi mbrëmë (e premte) në udhëtim te Real Sociedadin me rezultat 1-0 falë një goli të shënuar nga Arda Guler në minutën e 29-të.
Megjithatë, kjo ndeshje ishte e veçantë edhe për veteranin kroat, Modric, i cili luajti deri në minutën e 84-të, kur u zëvendësua nga Lucas Vasquez.
Kjo ishte paraqitja e 527-të e kapitenit kroat për Los Blancos, duke e çuar atë në vendin e tretë të të gjitha kohërave për lojtarët e huaj të Real Madridit, duke barazuar mbrojtësit e majtë legjendar brazilian Roberto Carlos.
Përpara tij janë vetëm miku i tij i madh, braziliani Marcelo, me 546 paraqitje dhe francezi i padiskutueshëm Karim Benzema, i cili luajti 648 herë për Mbretërit.
38-vjeçari kroat mund të arrijë Marcelon nëse Real Madridi i jep atij një kontratë të re dhe me paraqitjet e tij në një fazë kaq të vonë të sezonit, ai vetëm u dëshmon atyre se nuk është ende gati të largohet.
LEGEND! 🙌
Today, Luka Modric played his 527th match for Real Madrid, matching Roberto Carlos's record.#RealMadrid pic.twitter.com/yaiRJt8LAc
— MARCA in English 🇺🇸 (@MARCAinENGLISH) April 26, 2024
Top 10 nuk është larg nëse qëndron edhe një vit
Nëse Reali do t’i jepte vërtet një kontratë tjetër njëvjeçare, Modric mund të hynte në top 10-shen e të gjitha kohërave për sa i përket numrit të paraqitjeve për klubin, përfshirë spanjollët.
Ai pozicion mbahet nga Pirri, i cili grumbulloi 561 paraqitje në vitet 1960 dhe 1970, ose 34 më shumë sesa numri i ndeshjeve të Modric, i cili këtë sezon deri më tani ka 39 të tilla, prej të cilave 20 si titullar.
Përveçse u bë i huaji i tretë për nga numri i paraqitjeve për Realin, Modric mbrëmë festoi edhe një arritje klubi. Kjo fitore ishte e 350-ta e tij në fanellën e klubit madrilen. /Telegrafi/
✅ ¡@lukamodric10 alcanza las 3️⃣5️⃣0️⃣ victorias con el @RealMadrid!#RealFootball | #RealSociedadRealMadrid pic.twitter.com/s21dZA29n0
— Real Madrid C.F. (@realmadrid) April 26, 2024