Telegrafi

Modric afër rinovimit me Real Madridin

Luka Modric (Foto: Gonzalo Arroyo Moreno/Getty Images/Guliver)

Luka Modric ka qenë i lidhur me një lëvizje në verë te Interi, por mediat spanjolle raportojnë se ai është gati të rinovojë kontratën me Real Madridin.

Interi është parë si ekipi i parë në garë për të nënshkruar mesfushorin kroat, por mendohet se gjërat kanë ndryshuar tashmë.

Sipas gazetës spanjolle Marca, Modric do të ripërtërijë marrëveshjen e tij të tanishme me Real Madridin.

Lexo po ashtu Modric kërkon rinovimin e kontratës me Real Madridin

Kontrata aktuale e kroatit është e vlefshme deri në verën e vitit 2020, por mendohet se lojtari do ta vazhdojë.

Luka Modric (Foto: Getty Images)

Mediumi spanjoll raporton se mundësia e vazhdimit mendohet të jetë një vjeçare dhe Modric të luaj në Bernabeu deri në verën e vitit 2021.

Lexo po ashtu Xherdan Shaqiri zgjedh formacionin më të mirë në botë - përfshirë dy lojtarë të Liverpoolit dhe yjet e mëdha në sulm

Me këta rinovim, Modric dëshiron të dalë në pension në klubin spanjoll pasi kur kontrata e tij skadon, ai veçse ka mbushur 36 vjeç.

Ndryshe, kroati është fitues aktual i Topit të Artë dhe momentalisht lider i Mbretërve. /Telegrafi/