Pasi që prodhimi i kësaj makine po vonon, dikush vendosi të ndërtonte vet
Afro një muaj është bërë, që kur Tesla e prezantoi për herë të parë Cubertruck dhe që atëherë, nuk ka ndaluar s qarkulluari nëpër lajme, transmeton Telegrafi.
Makinën elektrike që është porositur 250 mijë herë, shumë e kanë komentuar për dukjen e çuditshme, derisa shumë shpesh edhe i është imituar dukja që ka.
Në mesin e atyre që bënë modifikime, për ta imituar Cybertruck, ishte edhe përdoruesi i YouTube i njohur si Airrack.
Ai ka marrë me qira një Ford F-150 dhe me ndihmën e teknikës 3D, ka punuar disa panele nga kartoni dhe plastika, duke e përshtatur sa më shumë, me dukjen që ka kjo Tesla. Kur e përfundoi modifikimin, doli në rrugë ku i habiti njerëzit që e shihnin nga afër.
Shumica prej tyre, kanë qeshur kur kanë parë se është vetëm një mahi, derisa shumë të tjerë bënin fotografi dhe pyesnin se si është ndërtuar kaq mirë. /Telegrafi/