Kompania gjermane që merret me modifikimin e veturave, Waldow Performance, është përkujdesur për modifikimin e modelit Renault Clio RS Trophy me kapacitet prej 220 kuajfuqi.
Rezultati i modifikimit të këtij modeli është se tani ai pistën gjermane Nurburgring mund ta kalojë për “më pak se 7 minuta”.
Ky Renault Clio RS Trophy karakterizohet me eksterier me ngjyrë të kaltër Smurf, spoiler të përparmë të zezë, spoiler të pasmë në çati me modelin Cup, rrotat prej alumini me diametër prej 17-inç e me goma Dunlop, transmeton Koha.net.
Gjithashtu karakterizohet edhe me frenat Brembo, sistemin sportiv të shkarkimit të gazrave, amortizatorët KW të modifikuar, ulëset sportive Recaro, mekanizmin e sigurisë, interier me lëkurë Alcantara, si dhe paketën për përforcimin e motorit edhe pse nuk është e ditur sa është përforcuar.
Çmimi i paketës për modifikimin e këtij modeli kushton 41 mijë euro.