Telegrafi

Modifikohet BMW X6 M, bëhet me 650 kuajfuqi (Foto)

Muajin e kaluar kompania për rregullimin e veturave, Hamann Motorsport, ka prezantuar paketën e saj për përforcim dedikuar gjeneratës së re BMW X6 M (F86), që do të thotë se motori i këtij modeli 4.4-litër V8 Twin Turbo është përforcuar nga 575 kuajfuqi në 640 kuajfuqi.

Tani për përforcimin e motorit të X6 M është përkujdesur edhe kompania tjetër për rregullimin e veturave, G-Power, e cila motorin e ka përforcuar në 650 kuajfuqi, ndërsa ka hequr kufizimin elektronik të shpejtësisë i cili modelit serik nuk i lejon që të kalojë shpejtësinë mbi 250 kilometra në orë, transmeton Koha.net. Pra, modeli G-Power X6 M shpejtësinë maksimale mund ta arrijë mbi 300 km/h.

Paketa e kompanisë G-Power për përforcimin e motorit kushton 3.500 euro, ndërsa heqja e kufizimit elektronik të shpejtësisë 668 euro.

Në këtë paketë përfshihen edhe rrotat prej alumini Hurricane RR me diametër prej 23-inç dhe me goma Michelin 315/25 ZR23, me çmim prej 8.399 euro.