Deputetja e grupit 6+, Duda Balje, jo pak herë është përfolur për dukjen e saj atraktive në Kuvend.
Mirëpo së fundmi, është modestia e saj ajo që i ka dhënë vëmendje deputetes, e cila shquhet si një ndër femrat më tërheqëse të Parlamentit.
Së fundmi, Balje i ka dalë në ndihmë komunitetit të saj në ndërtimin e një projekti infrastrukturor.
Gjatë shtrimit të rrugës në fshatrat Lubisha, Mushnikovo dhe Gornjeve Selo, Duda iu është bashkëngjitur punëtorëve, për t’i ndihmuar ata në shtrimin e kubëzave të betonit.
Këtë gjë ajo e bëri të ditur përmes disa fotografive të publikuar në rrjetin social Facebook, ku ndër të tjerash deputetja shihet duke iu përveshur punës me seriozitet.
“Ishim për të nderuar projekte infrastrukturore të Koalicionit Vakat për vitin 2018/2019. Pash fytyra të kënaqur, miq dhe mikesha”, ka shkruar Duda Balje. /Telegrafi/