Modesta Uka ka shkëlqyer në fitoren e thellë të skuadrës austriake Sturm Graz në Ligën e Kampionëve.
Futbollistja nga Kosova që është lindur dhe rritur në Austri ishte ndër më të mirat në fitoren e Sturm.
Ekipi austriak arriti fitore me rezultat 5-1 ndaj skuadrës nga Kazakistani, Tomiris-Turan.
23-vjeçarja u inkuadrua në lojë në minutën e 46-të, derisa shënoi golin e katërt dhe asistoi në golin e pestë.
Kujtojmë që Uka luajti edhe ndaj ekipit të femrave të Real Madridit disa ditë më parë, ku ishte ndër më të mirat futbolliste tek skuadra austriake.
Modesta është reprezentuese e Kosovës dhe njëra nga futbollistet më të mira në kampionatin austriak të femrave. /Telegrafi/