Site icon Telegrafi

Moderna premton diçka të madhe, vaksinën që do të godasë coronavirusin, gripin dhe virusin respirator

Kompania Moderna shpreson se do të lansojë vaksinën e kombinuar përforcuese kundër coronavirusit, gripit dhe RSV-së – ndryshe i njohur si virusi respirator, që pritet të jetë e disponueshme në vjeshtën e vitit të ardhshëm, ka bërë të ditur drejtori ekzekutiv Stephen Bancel.

Duke folur në panelin e Forumit Ekonomik Botëror, Bancel tha se vaksina e kombinuar do t’ju mundësojë njerëzve të kenë një mbrojtje të gjerë nga sëmundjet e shkaktuara nga virusët respirator siç janë ato që shfaqen zakonisht gjatë dimrit, transmeton Telegrafi.

“Qëllimi ynë është të kemi një vaksinë që do ta marrim një herë në vit, me qëllim që të mos kemi probleme kur njerëzit nuk duan të marrin dy apo tri vaksina”, shtoi Bancel.

“Skenari më i mirë, do ta kemi deri në vjeshtën e vitit të ardhshëm”, tha ndër tjera i parë i Moderna.

Bancel theksoi para investitorëve që Moderna po punon në vaksinën që do të kombinojë vaksinën mRNA për COVID-19, vaksinën kundër gripit dhe sigurisht dozën për shërimin e virusit respirator apo RSV.

Kjo vaksinë aktualisht është në fazën e tretë të testimit, derisa vaksina kundër gripit akoma po hulumtohet, që gjithashtu përdor teknologjinë e mRNA-së, e cila do të duhej të përparonte në fazën e dytë dhe të tretën të testimit gjatë verës së këtij viti.

Moderna planifikon që sivjet të prodhojë dhe shpërndajë 2-3 miliardë doza të vaksinës kundër COVID-19, e këtë e ka konfirmuar Bancel, pasi që vitin e kaluar kishin shpërndarë 807 milionë doza. /Telegrafi/

 

Exit mobile version