Telegrafi

Modern Warfare 3 dhe rrjetat shoqërore

Përveç shërbimit të njohur për të gjithë Call of Duty Elite, në Modern Warfare 3 do të kemi mundësi të kyçemi edhe përmes llogarisë shfrytëzuese në Facebook. Natyrisht, Modern Warfare në këtë mënyrë më lehtë do të kyçet me miqtë, e ndoshta ndonjërit nga ata do të keni mundësi edhe të ia dhuroni një plumb në ballë!

Për sa i përket shërbimit Call of Duty Elite, duket se javës që vjen do të ngjallet kryesisht në Xbox 360 dhe PlayStation 3. Versioni për PC i shërbimit Elite është shtyrë, duke pasur parasysh se djelmoshat e Beachhead dëshirojnë ta bëjnë sa më të sigurt. Kjo nuk do të ndikoj në datën e paraqitjes së Modern Warfare 3 në PC, i cili arrin po të njëjtën datë kur edhe për konsola, me 8 nëntor. /Telegrafi/