Vlera Jusufi konsiderohet si një ndër moderatoret sportive më të bukura në Kosovë.
Prishtinasja kohë pas kohe publikon fotografi dhe video të ndryshme teksa hiret e bukurisë.
Disa të tilla i ka publikuar së fundi në llogarinë personale të Instagramit, ku shihet për mrekulli gjersa merr poza të ndryshme.
Vlera ka pozuar para fotografit Norik Ukës, i cili ka realizuar një fotosesion me koleksionin e ri “Delphinium”.
Këtë të fundit e ka sjell kreatorja e mirënjohur shqiptar, Diellza Krasniqi, e cila njihet për fustane të rralla që sjell në tregun tonë.
Ndryshe, revista e mirënjohur zvicerane me rastin e 104 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë, e ka renditur Vlerën ndër dhjetë femrat më të bukura shqiptare.
Vlen të theksohet se Jusfi tash e sa vite është e martuar me ish-futbollistin Enis Fetahun me të cilin ka një djalë. /Telegrafi/