Telegrafi

Moderatorja godet me shpullë të ftuarën në transmetim direkt (Video)

Moderatorja Cat Greenleaf ka goditur aksidentalisht me shuplakë të ftuarën e saj kur po e intervistonte në transmetim direkt.

Ajo kishte ftuar aktoren, Nicole Richie dhe në një moment e pyeti për lajmin më të mirë që kishte dëgjuar gjatë javës.

Kur Richie u përgjigj për emrin e shfaqjes që zotëronte, atëherë moderatorja e ftoi që të bënin një përplasje me duar, rrëshqiti dhe e goditi në fytyrë, shkruan opinion.al. Ishte një moment shumë shokues sepse 35-vjeçares i ranë syzet dhe u hutua, por më pas intervista vazhdoi njësoj pasi ajo nuk e mori për keq këtë veprim.